Skip to content

“Gati për shkollë”, Manastirliu apel nxënësve: Ruani distancën që të shmangni koronavirusin

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një apel për të gjithë nxënësit që kanë nisur dhe do të nisin mësimin, nën rregullat e sigurisë anti-COVID.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ministrja thekson se nxënësit duhet të mbajnë distancën nga njëri-tjetri.

“Gati për shkollë, të #sigurt

Të ruash distancën është #thelbësore për shëndetin e fëmijëve dhe familjeve për të kufizuar përhapjen e #COVID19.”, shkruan Manastirliu.