Skip to content

Xhaçka: 9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi. FA e arsimuar dhe profesioniste!

Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore, Rodilen Allkanjari nga ajo Detare dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore  do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.

 Ata sapo janë diplomuar në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi.

Lajmin e bën me dije ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka e cila thotë se Forcat e Armatosura janë të arsimuar dhe profesionistë.

“9 kadetë shqiptarë sapo u diplomuan në akademinë ushtarake më të mirë në Turqi.

Marjo Meni, Ismail Canaj, Kristi Myrtollari, Klaudio Shkëmbi, Kristi Bazaj, Ditmar Hoxha dhe Franc Bazaj nga Forca Tokësore,  Rodilen Allkanjari nga ajo Detare  dhe Juxhin Marku nga Forca Ajrore  do të kthehen të shërbejnë në Forcat e Armatosura shqiptare.

FA e arsimuar dhe profesioniste!”, shkruan Xhaçka ne ne nje postim ne rrjetin social!