Bizneset që merren me organizmin e dasmave kërkojnë nga qeveria që të rishikojë protokollin e masave të sigurisë anticovid.
Pronarët e 12 restoranteve në zonën e Sukthit në Durrës thanw se ndohen në vështirësi pasi të gjitha dasmat që kishin prenotuar për këtë vit janë anuluar.
Të vetëdijshëm për situatën e krijuar, ata nuk i kursejnë as akuzat në drejtim të autoriteteve, të cilat sipas tyre, po veprojnë me standarde të dyfishta.
Për bizneset, e ardhmja mbetet e paqartë pasi nëse qeveria nuk u jep zgjidhje do jenë të detyruar që të shpallin falimentin.
