Skip to content

Rekord në Shqipëri, 227 persona fitojnë betejën me Covid në 24 orët e fundit

Lajme të mira vijnë nga situata në Shqipëri, teksa ditën e sotme është shënuar rekord shërimesh nga Covid-19.

Ka qenë ministrja Ogerta Manastirliu ajo që njofton se gjatë 24 orëve të fundit 227 pacientë janë shëruar.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!” – shkruan ministrja.

Me këtë përditësim numri i të shëruarve në vendin tonë shkon në 5,541.