Skip to content

Ambasada greke në Tiranë pezullon lëshimin e vizave, shkak Covid-19

Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është pezulluar përkohësisht.

Në një njoftim të lëshuar në faqen zyrtare në facebook të Ambasadës greke në vendin tonë njoftohen aplikantët e vizave që duan t’u kthehen pasaportat e tyre, që të kontaktojnë autoritetet konsullore.

ΝjoftimPër shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga…

Publiée par Greece in Albania-Greqia në Shqipëri sur Mardi 1 septembre 2020