Ish-deputetët e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri denoncuan se në fshatrat e Durrësit shkollat nuk janë gati për të pritur nxënësit.
Ata takuan mësues, prindër e nxënës të fshatrave Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj. Sipas PD, shkollat e shkatërruara nga tërmeti nuk janë rindërtuar siç duhet.
Vokshi dhe Strazmiri thanë se e vetmja shkollë funksionale në Lalëz do të presë të gjithë ciklet e klasave, nga fëmijët e kopshtit e deri tek nxënësit e gjimnazit.
Kjo sepse shkolla tjetër është jashtë funksionit prej tërmetit. Nga ana tjetër, prindërit, përveç kushteve në shkolla, u ankuan edhe për transportin e fëmijëve.
Po ashtu, ata e kanë të pamundur mësimin online sepse një pjesë e tyre vijojnë të jenë në çadra.
