Një aksident ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin nacional Korçë-Ersekë.
Paraprakisht mësohet se një motor është përplasur me një biçikletë. Për pasojë kanë mbetur me dëmtime të shumta dy drejtuesit e mjeteve.
Të plagosurit janë dërguar për të marrë kujdes shëndetësor në Spitalin e Korçës.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.