Skip to content

Rezulton pozitiv polici i burgut në Berat, dy të infektuarit e tjerë persona kontakti

Mes tre rasteve të reja me Covid-19 të konfirmuara ditën e sotme në Berat është edhe një efektiv policie në Burgun e Beratit.

Ndërkohë që dy rastet e reja janë persona që kanë pasur kontakt me të infektuar të konfirmuar pozitivë më herët.

Berati numëron 69 raste aktivë me koronavirus që prej fillimit të pandemisë.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 135 raste të reja në vend, ndërsa gjashtë persona humbën jetën