Një aksident i ka marrë jetën një kalimtari në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, sipas policisë viktimë ka mbetur një person rreth moshës 60-vjeçare, ende i paidentifikuar.
“Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen”– njofton policia.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të mëtejshme hetimore.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 00:30, në Vaqarr, tek kthesa e Arbanës, mjeti me drejtues A.H., ka aksidentuar një person të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.6, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
