Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje prindërve në prag të nisjes së vitit të ri akademik 2020-2021, të marrin masa çdo ditë për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Kjo është një kohë e pazakontë dhe një sfidë e botës mbarë, ndaj duhet të jemi të gjithë bashkë për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve tanë, të të moshuarve, të çdo familje.

Prindërit kanë një rol thelbësor për rikthimin e sigurt në shkollë dhe kufizimin e përhapjes së COVID-19,”-shkruan Ministria e Shëndetësisë në rrjetet sociale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko