Këshilltarja serbe për mediat e presidentit Vuçiç, Suzana Vasiljeviç, tha se transferimi i ambasadës serbe nga Tel Aviv në Jeruzalem nuk është ende përfundimtar dhe se kjo do të varet nga mënyra se si sillet Izraeli për çështjen e Kosovës.

Vasiljeviç kujtoi se Vuçiç, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, në një konferencë të Komitetit Amerikano-Izraelit të Marrëdhënieve Publike (AIPAC) në mars të këtij viti, njoftoi se Serbia do të hapte një zyrë të Dhomës Serbe të Tregtisë dhe zyrave të shtetit në Jeruzalem.

“Hapat e ardhshëm do të diskutohen, dhe kjo varet nga procedura e Izraelit. Deri më tani nuk kemi pranuar asgjë dhe asgjë nuk është nënshkruar. Ajo pikë është në dokumentin e Prishtinës, por jo në atë të Serbisë,” tha Vasiljeviç për TV Prva.

E pyetur se si reaguan shtetet arabe ndaj zhvendosjes së mundshme të ambasadës serbe në Jeruzalem, Vasiljeviç tha se komentet ishin kryesisht pozitive dhe se Serbia nuk kishte kundërshtime.

“Presidenti do të flasë për këtë në periudhën e ardhshme,” njoftoi këshilltarja për media e Vuçiç.

Mosmarrëveshja midis Grenell dhe Kurtit

Nga ana tjetër, i dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell tha mbrëmë se një gjë është e sigurt, dhe kjo është se “Albin Kurti gjithmonë mund të llogaritet kundër Shteteve të Bashkuara”. Kjo pasi ish-kryeministri i Kosovës komentoi me nota kritike marrëveshjen e Uashingtonit.

Grenell shkroi në Tëitter se Kurti ishte gjithashtu kundër ideve të ish-Presidentëve Barack Obama dhe George Bush.

Kurti tha nga ana e tij se detyrimet e ndërmarra nga Hoti në Uashington, kur e përshkroi atë si “Kryeministrin e paligjshëm të Kosovës”, nuk e obligojnë Vetëvendosjen kur të kthehet në kabinet.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re