Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital për trajtimin e të burgosurve me koronavirus.

Aktualisht po trajtohen dyzetë të dënuar, të cilët kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Shtatë prej tyre kanë mbërritur ditën e sotme dhe i përkasin të infektuarve nga burgu i Drenovës. Mësohet se të sëmurët janë vendosur në dy godina të ndryshme dhe trajtohen nga stafi mjekësor i këtij burgu.

Ndërkohë, dihet që godinat e burgut të Shënkollit pësuan dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe të të gjithë të dënuarit u transferuan në burgjet e tjera, ndaj dhe aktualisht aty ka vetëm 70 të paraburgosur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re