Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bëri të ditur se duke nisur nga mesdita e kësaj të mërkure e deri në mesnatë, asnjë shtetas shqiptar nuk do të lejohet të kalojë drejt Greqisë nëpërmjet Kapshticës.
Kjo, për shkak se është plotësuar kuota e lejuar nga pala greke për kalimin e 300 personave brenda 24 orëve.
Në këtë mënyrë të gjithë ata shtetas shqiptarë që janë resident në Greqi ose që kanë kontrata pune dhe që kanë në plan të udhëtojnë drejt vendit fqinjë, duhet tëp resin mesnatën mes të mërkures dhe të enjes për të kaluar doganën e Kapshticës.
Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme.
Ju faleminderit për mirëkuptimin!
