Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Spitalit të Kavajës, Përparim Daiu. Vendimi për dorëheqje është marrë nga vetë Daiu.
Sipas BalkanWeb, Daiu ia ka dorëzuar personalisht në zyrë ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dorëheqjen e parevokueshme, tri ditë më parë, duke i kërkuar kësaj të fundit miratimin e kërkesës së tij.
Pasi është njohur me kërkesën ministrja fillimisht ka refuzuar, por ka qenë këmbëngulja e Daiut për t’u larguar ajo që e ka detyruar Manastirliun të firmoste dorëheqjen e tij.
