Skip to content

E frikshme, gruaja përballet me grabitësit e armatosur në banesë

 

Një banesë është tentuar të grabitet në Peqin. Nngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Lolaj, Njësia Administraive Përparim.

Banesa ndodhet pranë rrugës nacionale Elbasan-Peqin. Msoshet se e zonja e shtëpisë është përballur me autorët.

Grabitësit dyshohet të kenë qenë të armatosur. Nuk kanë mundur të kryejnë grabitjen sepse e zonja e shtëpisë ka thirrur menjëherë për ndihmë.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.