Autoriteti Kombëtar i Ushqimit konfiskoi  këtë të mërkurë 73  kilogramë mish vici dhe qengji. Sipas AKU, ky mish tregtohej pa certifikatë veterinare dhe jashtë çdo kushti higjieno-sanitar. Mishi po shitej në rrugën e spitalit në qytetin e Krujës, në dyqanin në pronësi të Indrit Selit. Ai është gjobitur me 150 mijë lekë. Ndërkohë, i njëjti tregtar është gjobitur edhe ne muajin janar me 100 mijë lekë për tregtim te mishit jashtë te gjitha kushteve higjienike.
 
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re