Skip to content

“Matini temperaturën çdo ditë fëmijës tuaj”/ Viti i ri shkollor nën masa të rrepta

auto 118277329 2662991033957993 7648090766669553730 n1599637174

Në nisje të vitit të ri shkollor, aspak të zakonshëm për nxënësit për nga masat mbrojtëse që duhet të respektojnë kundër përhapjes së virusit, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i kërkon prindërve të përmbushin detyrimet e tyre në funksion të shëndetit.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

“Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Duhet të mësohemi me maskën. Për çdo shqetësim, duhet të kontaktoni koordinatorin e shkollës, i cili sinjalizon menjëherë strukturat shëndetësore. Të kontribuojmë të gjithë për shkolla më të sigurta, për shëndetin e fëmijëve tanë, të mësuesve dhe të gjithë komunitetit.Bëhuni bashkëpunëtorët e parë me mjekun e familjes. Sinjalizojeni atë nëse ka diçka që shihni se nuk shkon te fëmija juaj. Matini çdo ditë temperaturën fëmijës para se të niset për në shkollë.

 

 

Nga ana e saj, Ministria e Shëndetësisë, është angazhuar që t’i përgjigjet në kohë çdo problematike që mund të shfaqet në institucionet arsimore, veçanërisht të identifikimit të vatrave të infeksionit në institucionet arsimore.

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRE E SHENDETESISE

 

Periudha që po afron nuk do të jetë e lehtë dhe përveç forcimit të kapaciteteve të sistemit shëndetësor, për të cilat kemi marrë masa në planin e Vjeshtë-Dimrit, kërkon gjithashtu angazhimin e të gjithë qytetarëve, veçanërisht çdo prindi, për rolin e rëndësishëm që duhet të luajë secili prej nesh, për të frenuar përhapjen e Covid19. Strukturat e sistemit shëndetësor janë në gatishmeri për t’ju përgjigjur çdo problematike, si dhe për të identifikuar dhe izoluar në kohë çdo rast të dyshuar”,

 

Nga mësuesit dhe nxënësit kërkohet respektim i masave mbrojtëse, mbajtja e maskës, ruajtja e distancës dhe higjienës personale.