Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në aksin Tiranë – Elbasan në dalje të tunelit. Policia thotë se një automjet tip Benz ka goditur një makinë tip “Volkswagen” (Smart) ku po udhëtonin katër vajza.

Për pasojë fy nga vajzat kanë humbur jetën ndërsa dy të tjerat janë dërguar në spital gjendje të rëndë. Viktimat janë të moshës 21 dhe 23 vjeçe. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina vajzat pasi ajo kishte marrë dëme të rënda.

Një nga vajzat e aksidentuara është dërguar për ndihmë më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Mësohet se në aksident janë përfshirë më pas edhe 3 makina të tjera, por me dëme më të lehta. Burime në vendin e ngjarjes thanë se shkak është bërë shpejtësia tepër e lartë me të cilën udhëtonin automjetet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re