Tirana sot ia ka dalë të fitoj ndeshjen e prapambetur ndaj Apolonisë për javën e 21të në “Selman Stërmasi’’ duke e dërguar në 7 pikë distancën ndaj Bylisit që ka luajtur një ndeshje më pak.
Kështu bardheblutë janë hakmarrë për barazimin në fazën e dytë ndaj fierakëve por kjo fitore e tyre ndihmon edhe Tomorin, i cili konsolidon vendin e tretë në renditje.
Ndeshja ka qënë tërësisht e dominuar nga Tirana, e cila nuk e vuan mungesën e Ngo por dy herë Greca, një herë për të hapur sfidën dhe një gol në fundin e saj. Po ashtu dy gola të shënuar nga Muçi, i cili ishte në fushë për të zëvendësuar gjigandin anglez dhe një gol i kapitenit Karabeci.
Ndërsa golin e nderit për fierakët e shënon kapiteni i tyre Dimo.
Ndërkohë Tomorin këtë javë pret Bylisin në Berat dhe një fitore aty u jep mundësinë të hedhin një hap të madh për vendin e tretë në fundin e këtij sezoni./Berati.TV


