Një mësuese dhe sekretarja e një gjimnazi në qytetin e Tepelenës “Abaz Shehu”, kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, që prej ditës së djeshme.
Nga ministria është njoftuar se mësueset do të zëvendësohen, dhe do të merren masat.
Ministria e Arsimit dhe autoritetet shëndetësore kanë bërë apel që të zbatohen të gjitha masat dhe protokollet në shkolla me qëllim parandalimin e përhapjes së virusit.
