Policia e Vlorës ka sekuestruar këtë të enjte një sasi te madhe armësh e municionesh, si një sasi lënde narkotike në një banesë në fshatin Selenicë. Në pranga ka rene 58 vjeçari Imer Maskaj.
Atij iu gjeten 3 armë zjarri, fishekë dhe 11.5 kilogramë kanabis. Policia po heton nëse i arrestuari është pjese e ndonjë grupi me te gjere kriminal, qe merret me trafikimin e drogës nga qyteti bregdetar.