Besa Shahini ka sqaruar se ishte vetë kryeministri që propozoi Evis Kushin për të vazhduar detyrën si ministre e Arsimit ndërkohë që u shpreh se ishte e detyruar ta pranonte. E ftuar në emisionin “Open”, Shahini shtoi se PS ka qenë gjithmonë skeptike për kosovarët.
“Ishte vetë kryeministri ai që solli Kushin. Duhet të vinte dikush që e bënte këtë punë edhe për në vijim. U detyrova ta pranoj këtë gjë, për më tepër se me Kushin edhe kam punuar në shumë gjëra. PS-ja ka qenë skeptike për ne nga Kosova,”- tha Shahini ndër të tjera.
Ditën e sotme, në një takim në kryeministri, Rama njoftoi lirimin nga detyra të Besa Shahinit dhe emërimin e Evis Kushit.
/faxweb
