Skip to content

Në një lidhje të re dashurie? Shpat Kasapi shkëmben komentet romantike me vajzën nga Maqedonia

Rreth dy javë më parë ‘Prive’ publikoi disa foto të këngëtarit të njohur kosovar, Shpat Kasapi me të dashurën e tij. Së fundmi burime pranë këngëtarit kanë treguar më shumë detaje lidhur mbi këtë raport të Shpatit.

“Shpati ka më shumë se një vit i lidhur. Vajza quhet Selvije dhe në të kaluarën ka pasur një sallon bukurie të sajin. Njihet gjerësisht për punën e saj ndër vite pasi ka punuar me fytyra publike në Maqedoni”, kanë treguar burimet e sigurta pranë çiftit për ‘Prive’.

Ndërsa ditën e sotme Shpati ndau një foto të tij, ku ra në sy komenti i Selvijes, e cila ka lënë një zemër. “Ti je plot dashuri”, ka qenë përgjigja e këngëtarit. Me siguri në ditët në vijim Shpati do të zgjedhë të flasë vetë publikisht lidhur me historinë e tij të dashurisë.

/faxweb