Banka më e madhe izraelite njoftoi se kishte nënshkruar një marrëveshje me bankën më të madhe në Dubai, para vendosjes së marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Këto të fundit nënshkruan një memorandum bankar dhe financiar në fillim të këtij muaji, duke hapur rrugën për bashkëpunimin ekonomik dhe të biznesit midis dy vendeve, kujton AP.

Hapoalim Bank njoftoi se marrëveshja u nënshkrua me NBD Emirates Bank javën e kaluar.

Drejtori i asaj banke izraelite, Dov Kotler, udhëhoqi delegacionin e biznesit izraelit në Emiratet e Bashkuara Arabe javën e kaluar dhe u takua me udhëheqësit më të lartë të biznesit të Emirateve.

Transaksione të drejtpërdrejta në Emirate

Ai tha në një deklaratë se marrëveshja do t’u lejonte klientëve izraelitë transaksione të drejtpërdrejta në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet e tjera.

Drejtori i Bankës së Dubait, Shayne Nelson tha se marrëveshja me Hapoalim Bank do të “hapte mundësi të reja biznesi dhe tregtie për klientët tanë dhe do të forconte më tej pozicionin tonë udhëheqës si një partner bankar i besuar për operacionet në të gjithë rajonin MENAT (Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Turqia)”.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbërriti në Uashington përpara nënshkrimit të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve me Emiratet në Shtëpinë e Bardhë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re