Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi të gjatë në facebook, i ka uruar ditëlindjen ish-liderit të PS-së Fatos Nano.

Me nota lavdërimi dhe me një gjuhë mirënjohëse, Rama nuk i ka kursyer lavdet për ish-kryeministrin.

Mes të tjerash Rama e cilëson Nanon si një kafshë politike të cilin ka patur fatin ta njohë nga afër. Por përmes kësaj videoje kujtojmë çfarë ka thënë Nano disa kohë më parë për kryeministrin aktual.

“Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonj të paprerë nga Parisi dhe e kam sjellë të bëj pjesë në ekipet tona qeverisëse”, është shprehur Nano disa kohë më parë.

Fjala e plotë e Fatos Nanos: Edi Rama ka një problem moral, e kam marrë me thonj të paprerë nga Parisi dhe e kam sjellë të bëj pjesë në ekipet tona qeverisëse dhe përfaqësuese. Unë mund të kem bërë shumë gjëra, por e nxora nga bataku i fyerjeve, nga refugjat dhe shitës ikonash të vjedhura, në kohën e Saliut, në ministër dhe Kryetarin e Bashkisë më të madhe të Shqipërisë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re