Skip to content

Boom rastesh të reja me Covid në Elbasan, mes tyre një mësues dhe një farmacist

Burime bëjnë me dije për Faxëeb.al se në 24 orët e fundit në Elbasan janë zbuluar 9 raste të reja me Covid. Burime bëjnë me dije se mes të infektuarve është një mësues në shkollën “Qemal Haxhiasani” dhe një farmacist.

Aktulisht shkon në 8 numri i mesuesve te infektuar në ZVA Elbasan që përfshinë 3 bashki. Ndërsa dje është konfirmuar një tjetër mësues në Gramsh ku numri në total ka shkuar 4.

Raste të reja janë zbuluar dhe në Universitetin e Vlorës ku janë të konfirmuar me Covid  2 pedagog të departamentit të shëndetit publik si dhe disa punonjës të administratës po në këtë departament.

Pjesës tjetër të stafit u është bërë tamponi ditën e sotme dhe pritet përgjigjja.

Ndërsa është kërkuar karantinë edhe për pjesën tjetër të stafit deri në marrjen e përgjigjeve të tamponve. Pedagogët dhe administrata këtë periudhë kanë qenë në punë. Pedagogët kanë dhënë mësim për përsëritjen e leksioneve që u zhvilluan online më herët. Po ashtu edhe administrata ka qenë në punë. Nuk dihet nëse ka të prekur në radhët e studentëve.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb