Skip to content

Balluku nuk i priti në takim, mbyllet pa sukses protesta e naftëtarëve të Ballshit

Është mbyllur pa asnjë rezultat konkret protesta e naftëtarëve që u mbajt për disa orë përpara Ministrisë së Energjitikës në Tiranë. Naftëtarët pritën një takim me ministren Belinda Balluku, e cila nuk ishte e disponueshme, ndërsa rezufuan që të kishin takim me zëvendësin e saj.

Pas protestës naftëtarët thanë se do të rikthehen sërish pasi kërkesat e tyre janë legjitime dhe të drejta. Gjatë protestës u shoqëruan disa persona në polici, pas ashpërsimit të toneve mes tyre. Protestës i janë bashkuar edhe minatorët e Bulqizës. Ata thonë se nëse nuk do të ketë reagim do t’i drejtohen edhe Gjykatës së Strasburgut, ndërsa deri tani nuk ka asnjë reagim.

Të veshur me maska, por pa asnjë distancë me njëri tjetrin ata kanë hasur edhe konfrontim fizik me forcat blu, duke kërkuar që të hyjnë brenda godinës së ministrisë.

“Njeriu kur ndjen dhimbje është i gjallë, kur ndjen dhimbjen e tjetrit është njeri”, shkruhet në njërën prej pankartave të naftëtarëve.
A
ta prej muajsh janë në protestë në Ballsh, pasi kompania punëdhënëse nuk i ka dhënë pagat e prapambetura. Shumë prej naftëtarëve jetojnë në vështirësi ekonomike bashkë me familjet e tyre.

/faxweb