Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, i jep sërish një mesazh të fortë politikës shqiptare për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Ambasadorja Kim shkruan se kryeparlamentari Gramoz Ruçi dhe Presidenti Ilir Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse për ngritjen e kësaj gjykate.

“Falenderoj Metën dhe Ruçin për iniciativën për Gjykatën Kushtetuese. Ruçi e Meta duhet të punojnë urgjentisht me organet përkatëse. Jam dakord me’ Venecian’ që Ruçi e Meta të punojnë bashkë”, shkruan ambasadorja.

Thank you, Pres @ilirmetazyrtar & Speaker Ruci, for making clear that Albania must have a functioning Constitutional Ct NOW. We agree. Considering the Venice Commission opinion, these two leaders should work w/relevant bodies urgently to make this happen before the end of 2020.

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) September 18, 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re