Skip to content

Kishin fshehur refugjatë në makina private, arrestohen dy persona

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit “Perimetri” në Pogradec.

 

Ata u kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm të cilët po I ndihmonin për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit.

 

Shtetasi I.D., 23 vjeç, banues në Korçë, i cili u kap pranë vendit të quajtur “Guri i Kuq” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Benz”, pesë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

 

Nderkohe, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, pasi ky shtetas u kap në vendin e quajtur “Enkelana” në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Opel”, një emigrant të paligjshëm, të cilit kundrejt shpërblimit i kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.