Situata e pandemisë në vend vijon të jetë ende problematike, ku rinisja e procesit mësimor është një thíkë me dy presa e cila mund të ndikojë në përhapjen e mëtejshme të virusit.
Ditën e sotme 3 nxënës të një shkolle private në qytetin e Fierit kanë rezultuar pozitiv, çka ka bërë që të nisë dhe hetimi epidemiologjik për rastet e tyre të kontaktit, ku të parët janë prindërit të cilët janë izoluar deri në dalje të tamponit.
Numri total i rasteve të reja në qytetin e Fierit është 11, ku krahas tre nxënësve kanë rezultuar pozitiv dhe një ekonomiste, një tregëtare dhe një infermiere. Pjesa tjetër e personave të dalë pozitiv janë raste të kontaktit të personave të mëparshëm.
Kujtojmë se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me Covid, 5 pacientë dhe kanë rezultuar pozitiv 153 të tjerë.
/faxweb
