Skip to content

Prej më shumë se një muaji në faqen e saj postoheshin video nga më të çuditshmet, Aurela Gaçe jep lajmin e madh

 

Pas prej më shumë se një muaji që faqja e saj në Facebook ishte hackeruar, këngëtarja Aurela gaçe njofton se më në fund ajo është tashmë nën menaxhimin e saj. Gjatë kohës kur faqja e këngëtares ishte vjedhur aty postoheshin video nga më të çuditshmet.

Postimi i Gaçes:

Pershendetje miq! Më në fund, mund te komunikoj me ju nëpërmjet faqes time.  Prej më shumë se një muaji , faqja ishte në duar te” hackers ” ose me mirë të themi ,në duart e atyre qe e kishin vjedhur.

Disa herë jam munduar t’ju lajmëroj nëpërmjet faqes time ne instagram, si edhe në media , pasi këtu postoheshin video qe s’kanë te bëjne aspak me figurën time. Akoma presim në marrjen e plotë të administrimit te faqes.

Prej 10 vjetësh, kam komunikuar me ju, në mënyrën time, pothuajse cdo dite.  E vlerësoj secilin nga ju qe pëlqeni e admironi atë qe bëj e që jam.  Ju faleminderit te gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë prej vitesh. Jam mirënjohëse! Ju uroj nje te dielë te bukur. Perqafime

/faxweb