Skip to content

LAJM I FUNDIT/ BMW-ja me targa angleze përplaset me ambulancën, transportohet me helikopter drejt Traumës në gjendje të rëndë infermierja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një automjet BMW X5  me targa angleze është përplasur me ambulancën e spitalit “Stefan Mekshi”. Si pasojë e goditjes është plagosur rëndë infermierierja e ambulancës, e cila është transportuar në gjendje të rëndë për jetën drejt spitalit të Traumës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit në kryqëzimin e lagjes nr.3 , teksa ambulanca kishte shkuar për të marrë një pacient i cili kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Si pasojë e goditjes është dëmtuar rëndë infermierja 58-vjeçare me inicialet A. R.

Mjeti BMW-X5 nën drejtimin e një 24-vjeçari banues në Sarandë, ka përfunduar brenda ambienteve të një lokali si pasojë e përplasjes së fortë.

Njoftimi i plotë i policisë: Sarandë/Informacion paraprak

Rreth ores 04:21, në kryqëzimin e quajtur “Kolagji”, lagja nr.2, Sarandë, një autoambulancë e spitalit të Sarandës me drejtues shtetasin A.K., 54vjeç, banues në Sarandë është perplasur me mjetin tip BMW, me drejtues shtetasin K.K., 24 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja A.R., rreth 58 vjeçe, në gjëndje të rëndë shëndetsore Ndërsa dy drejtuesit e mjeteve janë lënduar lehtë jashtë rrezikut pë jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

/faxweb