Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm. Në aksin Shkodër-Hani Hotit, ka humbur jetën Hatixhe Delaj, ndërsa ka mbetur i plagosur bashkëshorti i saj Emirajn Delaj, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një makinë të parkuar. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re