Skip to content

Përçahet PS-ja e Durrësit, ja kush e zëvëndëson Vangjush Dakon (Dosja plot me problematika që i paraqiti Ramës)

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit e qarqeve, të cilët do të drejtojnë fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 25 Prill 2021. Takimi që zgjati rreth një orë u zhvillua në selinë e PS ku pritet të flitet rreth organizimit të zgjedhjeve, ndërsa porosia e Ramës do të jetë kryesisht për shërbimet e qytetarëve.

Për herë të parë në mbledhje është Ardian Çela, koordinator për qarkun Durrës. Çela zëvendëson ish-kryebashkiakun e Durrësi, Vangjush Dakon në këtë post, pasi kryeministri Edi Rama e mori përkohësisht këtë vend.

Mësohet se Ardian Çela, ish-drejtor i OSSHE-së, pasi tashmë është ka paraqitur dorëheqjen, ka marrë rolin e koordinatorit politik të PS-së në qarkun e Durrësit.

Kjo mbledhje vjen pas takimit të grupit parlamentar socialist, ku u diskutua rreth organizimit të asamblesë por edhe për situatën në Këshillin Politik. Ky është takimi i tretë brenda 10 ditëve i Ramës me drejtuesit e qarqeve.

Dy të parat u realizuan më 9 Shtator dhe 14 Shtator. Kujtojmë se në njërën prej mbledhjeve, u diskutua se sigurimi i 74 mandateve ka qenë kusht, por tani sipas përllogaritjeve të tyre do të mund të sigurojnë 80 mandate.

Madje drejtuesit e politikë në PS, kanë bërë një tabelë përllogaritëse para strukturave, ku kanë matur sesa vota mund të sigurojnë në çdo qark dhe në përfundim u ka rezultuar se arrijnë të marrin 80 mandate.

Drejtuesit e rinj politik në qarqe janë; Tiranë; Qarku – Elisa Spiropali, Ervin Bushati; Bashkia Tiranë – Erion Veliaj; Durrës – Ardian Çela; Elbasan – Taulant Balla; Korçë – Niko Peleshi; Vlorë –Damian Gjiknuri; Lezhë – Lindita Nikolla; Shkodër – Ilir Beqaj; Kukës – Safet Gjici; Fier – Gramoz Ruçi; Dibër – Olta Xhaçka; Gjirokastër – Bledi Çuçi.

/faxweb