Këngëtarja Fjolla Morina nuk është shtatzënë.
Ekoja e dytë ka zbuluar se Morina, që akuzohet për trafik armësh dhe municionesh, ka mashtruar në ekon e parë, për t’i shpëtuar burgut.
Por, vizita e dytë, pas dyshimeve të forta nga organi i akuzës, ka bërë që këngëtarja e arrestuar para tre ditëve në kufi, të dalë zbuluar.
Pas ekos së dytë, Prokuroria tashmë ka kërkuar edhe hetim për spitalin ku bëri ekon e parë që e nxorri dy muajshe shtatzënë.
Ndërkohë, edhe për këngëtaren ka telashe ekstra, pasi rrezikon edhe burg për mashtrim.
