Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka, i shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneralmajor Bajram Begaj, morën pjesë në ceremoninë e vedosjes së gradës së dekretuar nga Presidenti Meta për Gjeneral Brigade Arben Kingji!

Xhaçka tha se Kingji është një nga ushtarakët më të spikatur të FA, ndërkohë që premtoi se meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!

“Sot i vendosëm gradën gjeneral brigade një nga ushtarakëve më të spikatur të Forcave të Armatosura.

Gjeneral brigade Arben Kingji ka bërë një punë të shkëlqyer kudo ku ka shërbyer si komandant në batalionin Komando, Forcat Speciale, në Policinë Ushtarake, atashe ushtarak jashtë vendit e së fundmi komandant i Batalionit të Mbështetjes së Shtabit të Përgjithshëm të FA.

Meritokracia, bazuar në profesionalizmin, pasionin e përkushtimin do të vijojë të jetë guri i themelit për një FA profesioniste e të mirëorganizuar!

#KrenariPërFA”, shkruan Xhaçka në rrjetin social!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko