Skip to content

‘I përjetshmi’ në pushtet Lukashenko merr mandatin e 6-të, ‘díktatori’ i fundit në Europë betohet në fshèhtësi

Aleksanëdr Lukashenko është betuar për herë të 6-të si President i Bjellorusisë.
I cilësuar si ‘díktatori’ i fundit në Europë, Lukashenko ka 26 vite në pushtet dhe për herë të parë pushteti i tij po lëkundet nga pròtestat masive që kanë shpërthyer në një vend si Bjellorusia që vjen nga ish-blloku Sovjetik, i drejtuar qysh atëhere nga regjimi i egër komunist.

Lukashenko është betuar në një ceremoni të fshèhtë dhe pa asnjë njoftim. Vetëm media e shtetit bën me dije se ai u betua sot pasi fitoi zgjedhjet e 9 gushtit.

Fillimisht u pretendua se i fitoi me 80% të votave, por òpozita e bashkuar më pas nga mijëra qytetarë u derdh në shesh për shkak se ákuzonte Presidentin bjellorus për mánipulim të rezultatit.
SHBA dhe BE janë bashkuar për të vendosur sanksione ndërkohë që Lukashenko me mbështetjen e Rusisë ka paralajmëruar reciprocitet teksa brenda për brenda ka árrestuar qindra pròtestuar dhe dèbuar disa prej figurave kryesore të òpozitës.

/faxweb