Skip to content

Reforma në Drejtësi, mesazhi i fortë i ambasadores Kim: Mos iu dorëzoni atyre që dëshirojnë që drejtësia të mos vijë kurrë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, gjatë mbledhjes së Këshillit të Integrimit, ka deklaruar se brenda vitit do të zgjidhen të gjithë hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Juri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se ky është një  hap shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë dhe për të vazhduar vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë për të vazhduar zbatimin e Reformës në Drejtësi, hap pas hapi.

Nevoja për të hequr pengesat, për të kërkuar zgjidhje praktike, mos u dorëzoni kurrë atyre që dëshirojnë që Drejtësia të mos vijë kurrë”, shkruan Kim në postimin e saj.