Dje pas ndeshjes së luajtur në Berat mes Tomorit dhe Bylisit e mbyllur me fitoren e beratasve ballshiotët kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Ata e kanë trajtuar ndeshjen e Beratit, si një ditë lufte ku gjithçka është bërë kundër tyre.
Madje përgjatë gjithë ditës së djeshme dhe sotme ata kanë patur statuse në rrjetet sociale mbi dhunën në Berat, madje duke pretenduar se në Berat u kthye viti ’97.
Ndërkohë ditën e sotme është edhe Tomori që i është përgjigjur me një status në facebook ku hidhen poshtë gjithë akuzat e ndërtuara nga ballshiotët prej dy ditësh në rrjetet sociale. Po ashtu kanë shpjeguar se ndeshja është zhvilluar e fortë por brenda normave të fai play.
Ndërkohë sot është zhvilluar edhe ndeshja e dytë e grupit B të zonën play off midis Pogradecit dhe Apolonisë. Është Pogradeci që fiton me një gol të shënuar nga Pere. Pas kësaj fitore Pogradeci ngjitet në vendin e katërt me dy pikë larg Tomorit të vendit të tretë. Kështu Tomori siguron vendin e tretë për fundin e fazës së tretë pavarsisht si shkon java e ardhshme./Berati.TV



