Skip to content

FOTO/ Rama “lë nam” në Twitter, publikon fyerje ndaj kryeministrit Hoti: Oj viktimë e LDK

 

Kryeministri Edi Rama është tepër aktiv në rrjete sociale dhe shpesh herë bën reagime në Twitter e Facebook. Së fundmi ka bërë disa gafa në Twitter. Para disa ditësh shkroi një mesazh pa kuptim e më pas publikoi emrin e bashkëshortes së tij Linda, të cilat i fshiu shpejt, por nuk i shpëtuan syrit të përdoruesve të rrjetit social.

Edhe mbrëmjen e sotme ka publikuar mesazhin e kryeministrit të Kosovës për shtyrjen e mbledhjes së përbashkët të qeverive. Por aty ka edhe fyerje ndaj Avdullah Hotit, ku shkruhet “Oj viktimë e LDK-së”, të cilën e shpërndau Rama dhe e fshiu brenda pak sekondash./faxweb