Skip to content

Merrte para nga studentët, arrestohet pedagogu në Korçë

Një pedagog i fakultetit të Shkencave Sociale, në universitetin “Fan Noli”, në Korçë, dhe një person tjetër, i dyshuar si sekseri i tij janë arrestuar nga policia nën akuzën e korrupsionit

Pedagogu Alket Dino dhe bashkëpunëtori i tij Xhevi Dervishi kanë përfituar shuma monetare në këmbim të dhënies së provimeve për studentët. Sipas të dhënave, Dervishi dyshohet se ka ndërmjetësuar për marrjen e parave ndërkohë që vijojnë hetimet e policisë.

Arrestimi i këtyre personave është bërë nga policia pasditen e djeshme. Nuk ka ende informacion nëse janë kapur duke marrë para apo është mbi bazë dyshimesh. Pritet deklarata e policisë.