Skip to content

FOTOT: 500 euro për provim, pedagogu i arrestuar në Korçë është koordinator i LSI-së

 

Pedagogu i Universitetit të Korçës, Alket Dino, është arrestuar pas një hetimi të nisur nga SPAK.

Ai u prangos, pasi kërkonte 500 euro për një provim.

Bashkë me të u arrestua edhe sekseri Xhevi Dervishi.

Dino, përveçse pedagog, është i përfshirë edhe në politikë.

Ai është koordinator i LSI-së në Korçë.

Gjë që vërtetohet edhe nga fotot e mëposhtme, ku Dino shfaqet në takime me Ilir Metën e Monika Kryemadhin, përveç takimeve të tjera të strukturave të LSI-së.