Skip to content

Trembëdhjetë raste të reja me koronavirus në Elbasan

Në Elbasan janë konfirmuar pozitivë për Covid-19, trembëdhjetë raste të reja, raporton Abc News.

Sipas raportimit ditor të bërë nga Ministria e Shëndetësisë të mërkurën, numri i rasteve aktive në Elbasan është 304.

Ndërsa, në rang vendi, numërohen 12,787 të infektuar. Prej tyre, 7,139 janë shëruar ndërsa 370 të tjerë nuk kanë mundur që ta fitojnë betejën me sëmundjen.