Skip to content

Kodi Zgjedhor, Meta takim me ambasadorët e Bashkimit Europian

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një takim me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, mes tyre dhe Luigi Sorecën.

Takimi në fjalë po mbahet në Presidencë.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryefjalë e takimit të kreut të shtetit me diplomatët e huaj janë zhvillimet politike në vend, ku si kryeçështje është Kodi Zgjedhor.

Kujtojmë se maxhoranca ka vendosur një afat për arritjen e konsensusit për Kodin Zgjedhor, ku data e fundit është 30 shtatori.