Në Greqi, një grup përkrahës i organizatës terroriste DHKP-C, që donte të ecte drejt ambasadës së Turqisë në Athinë u përlesh me policinë.
Një grup prej 30 personash që u mblodh përpara statujës së “Ushtarit të Panjohur” në sheshin “Sitagma” ku ndodhet edhe ndërtesa e parlamentit në kryeqytetin Athinë, me pankarta në duar, kërkuan të bëjnë protestë në mbështetje të avokatëve në grevë urie në Turqi.
Protestuesit përkrahës i organizatës terroriste DHKP-C që hodhën slogane, kur kërkuan të ecin drejt ambasadës turke u përballën me ndërhyrjen e forcave të policisë.
Protestuesit sulmuan policët me shkopinjtë e flamurëve, ndërsa policët i shpërndanë duke përdorur gaz lotsjellës.
Bëhet e ditur se disa nga përkrahësit e organizatës terroriste DHKP-C u arrestuan nga policia.
