Familja Shota nga fshati Bilaj në Fushë-Krujë duhet të përballet edhe me përmbytjet për shkak të shirave. Andon dhe Dave Shota jetojnë në çadër që nga muaji nëntor kur ra tërmeti. Por në çadër mbrëmjen e djeshme u fut uji. Ata biseduan me demokraten Orjola Pampuri.

“Jam Andon Shota nga fshati Bilaj, komuna Bubq. Jetoj në cadër në shi, bile të thuash edhe jashtë krejt. Jashtë. Shifi thaset këtu. Unë i kam vënë që të mos me hyje uji brenda. Ministri mos të merret me fjalë të kota. Ke kjo shtëpi, jane barake, uji futet 1 metër brenda në shtëpi brenda. Sytë gjithë natën hap, gjithë natën zgjuar.”

Ata refuzojnë të lëvizin diku tjetër sepse shprehen se aty kanë tokën dhe gjënë e gjallë me të cilat jetojnë.

“Unë nuk shkoj as në Bubq as në Fushë Krujë.”

Familja Shota ankohet se bonusi i qirasë së ofruar nuk mjafton për ta. Ata ankohen se janë lënë në mëshirë të Zotit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re