Një zjarr i fuqishëm përfshiu disa magazina ne rrugën Siri Kodra ne kryeqytet.

 

Tymi i zi i ngritur mbi zone alarmoi jo vetëm banoret e kësaj lagjeje por edhe banore te zonave te tjera te kryeqytetit.

 

Fatmirësisht nuk pati te lënduar ne njerëz, veç dëmeve materiale.

 

Flaket e mëdha vendosen ne alarm dhe banoret e disa banesave aty pranë si dhe te një pallati, duke qene se ne afërsi te magazinave gjendej edhe një pike karburanti.

 

Mbërritja ne kohe e zjarrfikëseve beri te mundur qe zjarri te mos mbërrite tek karburanti, duke eliminuar kështu një rrezik shume here me te madh për te gjithë banesat përreth.

 

Pasi zjarrfikësit vendosen perimetrin e sigurisë nga banesat e rrezikuara, filluan punën për te vene nen kontroll edhe flaket e mëdha qe kishin përpirë magazinën.

 

Ne ndihme te zjarrfikësve te Tiranës kane ardhur  edhe zjarrfikëse nga qytete te tjera, duke qene se flaket shkuan ne lartësinë 30 metra.

 

Policia ndërkohë ka ngritur një grup pune për te parë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko