Tre raste të reja janë konfirmuar pozitive me koronavirus në Gjirokastër.
Abc News raporton se tre rastet e reja janë një nxënës në shkollën “Koto Hoxhi”, një punonjëse fasonerie e cila është mbyllur si dhe një efektiv policie në DVP Gjirokastër.
Gjirokastra numëron 75 raste aktive me Covid-19 që prej fillimit të pandemisë.
Ditën e djeshme në të gjithë vendin u regjistruan 106 raste të reja ndërsa dy pacientë të infektuar humbën jetën.
