Skip to content

“Koha për veprime kundër krimit”, ambasadorja Yuri Kim bën apelin e fortë: BKH mund të bëjë ndryshimin

Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim thotë se është momenti që krimi i organizuar dhe korrupsioni të marrin një goditje.

Një një postim në Twitter, Ambasadorja ka bërë thirrje për më shumë aplikime për t’u bërë pjesë e BKH dhe ka theksuar se të gjithë ata që duan të bëjnë diferencën duhet të ndërmarrin veprime konkrete.

Postimi i plotë i Kim:

Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

Kjo është një mundësi për të bërë diferencën duke qenë një hetues special i BKH.

Afati për të aplikuar përfundon sonte në mesnatë.

Mos u kënaq duke qëndruar ulur dhe duke u ankuar. Cohu dhe ndërmerr veprime.