Skip to content

Kremlini: Putin “përvesh krahun”, gati shiringën me “Sputnik V”

Presidenti rus Vladimir Putin planifikon të vaksinohet me vaksinën e re ruse “Sputnik V” kundër virusit korona, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Putin ka në plan të vaksinohet para udhëtimit të tij zyrtar në Korenë e Jugut, njoftoi Peskov, raporton Tass.

“Putini mori një ftesë nga homologu i tij i Koresë së Jugut dje. Ai konfirmoi se ai patjetër do ta pranojë atë ftesë kur të vaksinohet,” tha Peskov.

Më shumë se 8,200 raste të reja të koronavirusit u raportuan të martën në Rusi, duke vazhduar të rrisin numrin e infeksioneve të reja.